Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço në studione lajmeve në MCN Live duke folur për shkarkimin e GledisNanos u shpreh se ajo sihte e komplikuar. Ai theksoi se Nano nuk ëhstë fajtori vetëm në mosfunksionimin e gjërave, ndërsa shtoi se ndërrimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë nuk ofron zgjidhje.
Shkarkimi i Gledis Nanos, ishte marrëdhënie e komplikuar edhe men ndërkombëtarët. Pse u bë ky shkarkim nuk do thosha pse nuk u zbulua personi në kërkim, por më e rëndë ka qenë fakti që filmimet që janë dhënë kanë qenë se ky person në mes të Tiranës ka qenë i shoqëruar nga policia. Kjo ishte shumë e rëndë, ndërkohë që tani personi është arrestuar, është pritur që ai të flasë dhe të japë informacione, por që ajo ishte një ngjarje e rëndë, po ashtu dhe ngjarjet e tjera të rënda në verë, por që deri diku ishin të paralajmëruara. Problemi nis që te zhdoganimi i mjeteve lundruese dhe nëse kjo ka dështuar do të thotë se ka dështuar i gjithë shteti dhe jo vetëm policia. Gledis Nano ka dhe të mirat dhe të këqijat e tij në përformancë, por nuk di ndonjë objektiv konkret përveç situatës së rënduar në verë. Nga shifrat dhe të dhënat ne duhet të ndërrojmë 3 drejtorë brenda ditës, por ndërrimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë nuk ofron zgjidhje, prandaj s’mund të bëjmë fajtor vetëm Nanon. Faji jo vetëm te një emër, por efekti është zinxhir. Nëse ke ngritur një standard dhe stek të performancës duhet ta kërkosh te e gjithë kupola jo vetëm te drejtori.



