Kokona: Gazetaria e mesit të viteve 90’ ishte revolucionare. Sot mungon ndjekja e lajmit

Kokona: Gazetaria e mesit të viteve 90’ ishte revolucionare. Sot mungon ndjekja e lajmit

Gazetari Tritan Kokona foli në “Mcn Informacion” për fillimet e tij në gazetari në vitet 1986, duke theksuar se kufizimet ishin të mëdha, ndonëse kishte profesionistë shumë të mirë.

Kokona tha që gazetaria në mes të viteve 90’ ka qenë revolucionare, ndërsa sot mungon ndjekja e lajmit dhe ballafaqimi i fakteve nga burime të ndryshme.

Kufizimet ishin më të mëdha, në nivele që kolegët e rinj ndoshta edhe s’i kuptojnë. Kishte shumë pak media dhe ndiheshe i rëndësishëm, por kufizimet, sidomos për të rinjtë që sapo filluam, duhet të krijoje një lëkurë tjetër. Ka patur gazetarë profesionistë shumë të mirë, sidomos TVSH, që vërtet kemi mësuar prej tyre, në mënyrën e informacionit, shpejtësinë e dhënies së lajmit”.

I pyetur si e sheh sot gazetarinë në krahasim me dikur, Kokona tha: “Periudha e mesit të viteve 90’ ishte gazetari revolucionare. Ishte një gazetari që përballej shumë fort me dukuritë negative. Ky ritëm vazhdoi deri ne vitet 2000. Më pas vjen pjesa e vëmendjes që politika i kushtoi medias dhe ka tentuar dhe vazhdon të tentojë ta kontrolloj, ta blejë. Gazetaria sot s’ka ndjekje të lajmit. Analiza është pothuajse inekzistente, të ballafaqosh fakte nga burime të ndryshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy