Banorët e ishujve Kanarie në Spanjë në protestë, kundër turizmit

Banorët e ishujve Kanarie në Spanjë në protestë, kundër turizmit

Mijëra persona protestuan të dielën në zonat turistike në Ishujt Kanarie të Spanjës, kundër turizmit që ata thonë se po i nxjerr banorët vendas nga tregu i banesave.

Nën sloganin “Ishujt Kanarie kanë një kufi”, banorët demonstruan njëkohësisht në Gran Canaria, Tenerife, La Palma, Fuerteventura, Lanzarote dhe El Hierro duke bëtë thirrje për një ndryshim në modelin e turizmit për ishujt.

Në Playa de las Americas në Tenerife, protestuesit u shfaqën në plazh ndërsa turistët po bënin banjo dielli dhe thërrisnin “Ky plazh është i yni”.

Aktivistët pretendojnë se ardhja e miliona vizitorëve çdo vit varfëron burimet e kufizuara natyrore si uji dhe dëmton mjedisin. Të paktën 8000 persona morën pjesë në protestë, tha qeveria spanjolle.

Mes janarit dhe shtatorit, 9.9 milionë turistë vizituan Ishujt Kanarie, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Spanjolle, 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Popullsia e ishujve ishte 2.2 milionë vitin e kaluar.

Spanja e varur nga turizmi ka parë një seri protestash kundër turizmit këtë vit në Barcelonë dhe destinacione të tjera të njohura pushimi si Majorka dhe Malaga.

Qeveria rajonale e Ishujve Kanarie hartoi një ligj i cili pritet të miratohet këtë vit për të ashpërsuar rregullat për qiratë afatshkurtra pas ankesave nga vendasit për çmime të papërballueshme.

Pronat e reja të ndërtuara do të ndalohen nga tregu i qirave afatshkurtra dhe pronarët e pronave me leje do të kenë pesë vjet kohë për të përmbushur kërkesat të cilat përfshijnë dhënien e të drejtës fqinjëve për të kundërshtuar këto leje.

Ishujt Kanarie vendosën të godasin qiratë e turistëve pasi numri i qiramarrësve privatë shpërtheu vitet e fundit.

Të shtunën, qindra protestues dolën në rrugët e Valencias për të kërkuar strehim më të përballueshëm, duke thënë se banesat turistike rrisin çmimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy