
Italia është gjunjëzuar nga moti i keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Mediat vendase raportojnë se nga moti i keq kanë humbur jetë 7 persona, duke shkaktuar mbylljen e një numri të shumtë shkollash, ndërkohë që uji arriti një nivel historik në Venezia ku vala detiti arriti 149 cm mbi ivelin e detit duke përmbytur qendrën historike me 70%..
Rrebeshi i shiut, tornadot dhe erërat e forta, që arritën deri në 100 km / h, përmbytën qytetet dhe rrëzuan pemët duke shkaktuar panik tek banorët dhe një alarmë nga ana e emrgjencave për zonate prekura nga moti i keq.
Dy persona humbën jetë pas rrëzimit të një peme mbi automjetin e tyre jo shumë larg Romës dhe një burrë tjetër vdiq në të njëjtën mënyrë në Terracina, në bregdet në jug të Romës.
Gjashtë rajone të Italisë janë në gjendje emergjence pas valëve të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve që po godasin vendin, bënë të ditur autoritetet.
Rajonet me alarmin maksimal janë Lombardia, Veneto, Friuli-Venecia Giulia, Liguria, Trentino-Alto Adige dhe Abruzzo, me shpejtësi të erës që arrijnë deri në 100 kilometra në orë.
Shkollat në shumë qytete, përfshirë Romën, janë të mbyllura për shkak të motit ekstrem.
Autostrada dhe hekurudha në kalimin e Brennerit janë rihapur pasi u mbyllën për një rrëshqitje të tokës në zonën e kufirit italo-austriak.
Kalimi në mes të Italisë dhe Zvicrës në Sempione, gjithashtu është ende i mbyllur.
Një biznesmen dhe tre punëtorë humbën jetën pas një rrëshqitjeje të tokës, ndërkohë që po punonin për të ndrequr një kanalizim në zonën e Crotones.
Rreth 160 mijë banorë janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq mes provincave të Trevisos dhe Bellunos. Sipas raporteve nga tereni shkak është bërë rënia e pemëve.
"Ne po monitorojmë evoluimin e situatës meteorologjike, në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe autoritetet lokale për të ndjekur zhvillimet në valën e motit të keq që ka kapur vendin tonë. Mendimet e mia dhe afërsia ime shkojnë tek viktimat dhe për familjet e tyre dhe falënderimet e mia për qindra shpëtimtarë të angazhuar në këto orë". tha kryeministri Giuseppe Conte.



