SHBA njeh Alibeajn si kryetar, Berisha: Loja me kukulla në Shqipëri nuk funksionon

SHBA njeh Alibeajn si kryetar, Berisha: Loja me kukulla në Shqipëri nuk funksionon

Sali Berisha e cilësoi lojë me kukulla takimin e fundit të zyrtarëve amerikanë të DASH me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Në një konferencë shtypi pasditen e sotme, Berisha tha se koha ka treguar se lojëra të kësaj natyre nuk kanë funksionuar në Shqipëri. Komenti i Berishës vjen katër ditë pasi të dërguarit  e Departamentit  Amerikan të Shtetit, Karen Donfried dhe  Gabriel Escobar, takuan pasuesit e Bashës në drejtimin e partisë, duke shmangur Komisionin e Rithemelimit.  

Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi bashkë në dhjetor, zoti Eskobar takoi Lulzim Bashën, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do thoja unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. E majta shqiptare, e majta e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund t’i caktojë kryetarin dhe udhëheqjen forcës konservatore demokratike të Shqipërisë. Të tjerat janë çështje protokollesh.  

Në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit, Berisha tha se fushatën do ta bëjë aktive në bazë.

 

Unë edhe po të mos isha duke kandiduar, do të zbrisja te anëtarët. Unë aty e kam vendin. Nuk ka të ndërprerë ky marshim, është revolucion ky.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy