870 kg bimë narkotike në një fermë në Berat/ Gjykata lë në burg nëntë burra dhe dy gra

870 kg bimë narkotike në një fermë në Berat/ Gjykata lë në burg nëntë burra dhe dy gra

Gjykata e Beratit ka vendosur sot të lërë në burg 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave me kanabis në Berat.

 11 të arrestuarit kanë dalë sot në Gjykatën e Beratit për masën e sigurisë.

 Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar arrest me burg dhe gjyqtari Pëllumb Zaimi ka vendosur të pranojë kërkesë, me akuzën- prodhim dhe shitje të lendëve narkotike dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake, ndërkohë që ka rënë akuza- grup i strukturuar  kriminal.

Raportohet se familja Mema ishte në rolin e organizatoreve, nena babai, djali dhe vajza, nga Kamza. Rekutonin punetoret dhe i sillinin ne seren e kanabisit. 

Dy nga gratë mes 11 të arrestuarve kishin rekrutuar 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.

Shumica e të ndaluarve nga policia të përfshirë në kultivimin e kanabisit ishin nga zonat Nikël, Burrel, Kamëz, Fushë Krujë, Shkodër dhe Lezhë.

 Të arrestuarit janë:

 1– Jurgen Ujkaj

 2- Bashkim Mema

 3- Sidrit Bisha

 4- Endrit Xheka

 5- Edison Mema

 6- Mirvaldo Disha

 7- Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat

 8- Blerim Xheka

 9- Samuel Lushaj

 10- Drita Mema

 11- Izmira Mema

Avokati Romario Memiaj, ka kërkuar masën e hetimit në gjendje të lirë, por nuk u pranua nga prokuroria.

Në sallën e gjyqit të arrestuarit kanë thënë që ishin thjesht punëtor.

 Nëntë burra dhe dy gra janë arrestuar nga Policia pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Rërëz, Dimaj ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Sera ishte e ndarë në katër pjesë, ku 95 gratë pastronin lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy