Digjet makina e shefit të krimeve në Mirditë, zbulohet shkaku (Video)

Digjet makina e shefit të krimeve në Mirditë, zbulohet shkaku (Video)

Një automjet tip "Benz" u përfshi nga flakët në autostradën Milot-Thumanë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës pranë kryqëzimit të Patokut, ndërsa makina ishte në pronësi të shefit të krimeve në policinë e Mirditës, Imer Uka.

Ky i fundit ka qenë duke lëvizur i vetëm nga Tirana në drejtim të Rrëshenit dhe në ecje makina është përshi nga flaket.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe ka arritur të dalë nga makina pa marrë lëndime. Ai njoftoi menjëherë zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa menjëherë nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në makinën e shefit të krimeve në Policinë e Mirditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy