
Afera e drejtorëve të bashkisë së Tiranës pavarësisht arrestimeve, vazhdon me tenderët korruptivë të Bashkisë së Tiranës të cilat po dalin në dritë.
Ish-kandidati për kryetar bashkie i PD-së dhe ish-deputeti Belind Këllici, në një komunikim me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, solli detajer- te reja për disa afera tjera me tenderë në të cilat janë përfshirë zyrtarë të tjerë si Durim Mustafa dhe Fatos Malaj.
Tu them vetëm një skemë të vogël për një vjedhje të re që kam mësuar tani.
Hoteli Labrisa në Dhërmi, 40% aksionar është drejtori i Prokurimeve në UKT, në kohën kur Redi Molla ishte drejtori i Përgjithshëm në UKT.
60% të aksioneve të këtij hoteli qe vlen të paktën 8-10 milionë € është pronar Fatos Malaj, vëllai i Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Burrelit.
Një person që bën punë nën kontraktim, që bën punime për hotelin, në vlerën 630 mijë € që këta ja kanë borxh është pronari i kompanisë ABG, dhe rezulton të jetë Durim Mustafa, shef sektori ne UKT, dmth, vartës i Tivarit dhe i Redi Mollës, me rrogë 500 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë ky punonjës është kapur nga SPAK që ka qenë anëtar i Komisionit të vlerësimit të ofertave në të paktën tre tenderë që i fiton 5D e Redi Mollës. Shpërblimi i këtij Mustafës, është që në fushat në 2023, merr tender 3.1milionë € te Fatos Malaj, te kryetari i Bashkisë së Burrelit, te Agroni, Ndërkohë një vit e gjysme më përpara, Fatos Malaj merr 2 tenderë me vlerën 13 milion €uro te ujësjellësi i Tiranës me firmën e Elton Kacidhes dhe Redi Mollës, për të vendosur kamerat bosh te landfilli.



