Punësimi i PAK, Hoxha: Inspektorati i Punës nuk kontrollon dhe nuk merr masa, mungon një qendër rehabilitimi

Punësimi i PAK, Hoxha: Inspektorati i Punës nuk kontrollon dhe nuk merr masa, mungon një qendër rehabilitimi

Adivije Hoxha, përfaqësuese e Shoqatës së Paraplegjikëve në Shqipëri deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se ligji i punësimit i shpreh qartë detyrimet për çdo punëdhënës, por këta të fundit nuk janë të informuar për legjislacionin dhe së dyti Inspektorati i Punës nuk kontrollon në biznese për të parë zbatueshmërinë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Hoxha tha se mungon një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuar dhe se zyrat e punës duhet të bashkëpunojnë me qendrat e formimit profesional.

Nga komisioni vlerësimit dalim të paaftë për punë, punësimi bëhet për të integruar, përveç të ardhurave monetare që janë të domosdoshme, për paraplegjikët, por dhe për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që marrin pagesë të vogël. Një paraplegjik merr 115 mijë lekë të vjetra në muaj, të verbrit marrin pak më shumë, vlerësimi bëhet dhe nga paaftësia. Ligji i punësimit i shpreh qartë detyrimet për çdo punëdhënës. E para vjen pasi punëdhënësit nuk janë të informuar me legjislacionin ka dhe përgjegjës për të kontrolluar në punë, por Inspektorati i Punës nuk ka kontrolluar. Nuk ka asnjë rast që Inspektorati të ketë marrë një masë. Kam pasur eksperienca në Durrës, me zyrën e punës kur kam ndërhyrë për të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Kemi pasur një rast që u punësua dhe në momentin që mbaroi viti ai u hoq nga puna se nuk i interesonte punëdhënësit, por ka dhe raste që një kompani e madhe ka punësuar një person me karrige me rrota dhe në fund paguhet ndryshe. Ligji e thotë qartë që personi të punësohet 4-6 dhe pagesa të jetë e plotë. Nëse ka një përgjegjës është Inspektorati i Punës që merret me problematikat që dalin.

Nuk kemi një qendër rehabilitimi, nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të shkruajë në kompjuter. Është një sfidë për një person të paktën . Është ngarkesë ekstreme, por duhet të maten aftësitë.

Zyrat e punës duhet të bashkëpunojmë me qendrat e formimit profesional. Është një zinxhir, qendrat e punës, inspektorati i punës janë hallka që duhet të bashkëpunojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy