Shtatë të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Shtatë të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq gjatë të mërkurës në darkë, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.

Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërkaq viktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e viktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

115 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy