Pengohet protesta në Lungomare (VIDEO)

Pengohet protesta në Lungomare (VIDEO)

Protesta dhe arrestime pati pati pasditen e së enjtes në Vlorë.  Organizatorët e protestës kundër ndërhyrjes në Lungomare për zgjerimin e një pike karburanti të kompanisë Kastrati u shoqëruan menjëherë në polici pasi sipas policisë, në kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet.

Kamera e Tv T ka fiksuar momentet kur efektivët e policisë nuk kanë lejuar qytetarët të kalojnë në Lungomare për të mos lejuar t’i afrohem protestës.

Sapo shohin praninë e cameras, efektivët e policisë tërhiqen nga përpjekja për të penguar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Që në nisje të kësaj proteste, policia e Vlorës u kujdes që të mos kishte grumbullime masive. Nën udhëzimet e drejtuesve më të lartë të policisë, u krijua një perimetër sigurime afërsisht 2 km nga pika e karburatit. Për rrjedhojë, kjo ishte edhe arsyeja se përse ne protestën e thirrur nga qytetarët nuk pati pjesëmarrje masive. 

Në qoftë se nuk është me leje, atëherë qytetarët kanë të drejtën të ngrenë zërin e tyre. Shohim që kjo protestë nyuk është nga qytetarët por është protestë e policisë së Shtetit, duke qenë 10 qytetarë dhe 1000 policë. Janë paguar lekë për vjehrin e njërit, që nuk e di për kë gumëzhin Vlora, që flet për 14-16 milionë euro, kur investimi për lungomaren bëri 12 milionë euro dhe nuk u dhanë lekë për të dëmshpërblyer një karburant të KCK që dha kryeministri ynë i famshëm për 230 mijë euro. Kam qenë 3 mandate këshilltar i Këshillit të Bashkisë Vlorë. Nuk ka asnjë të drejtë Bashkia e Vlorës të japë. Mund të japë për dyqanet, për të gjitha lokalet, por jo në mes të shëtitores. Ka vënë një fashë kryeministri, ka vënë një fashë bashkia. Kanë një drejtim, kanë një pikë. Kurse kjo shëtitore është për biçikletat dhe qytetarët. Po të ecni drejt dhe të shkoni te karburanti, shihni se biçikleta nuk ka ku të kalojë.  

Në tubimin e firmosur nga protestuesit theksohet se indinjata e thellë për një projekt të firmosur nga vetë kryeministri. Ata kërkojnë që pika e karburantit Kastrati në Lungomare të prishet bernda datës 15 maj, 2020 në të kundërt, ata do të përshkallëzojnë protestën.

Policia e shpërndau protestën sepse nuk lejohen grumbullimet masive por siç mund të shihet edhe nga pamjet në video, të shumtë janë qytetarët ,të cilët po qëndrojnë së bashku për asnjë arsye konkrete e megjithatë asnnjë efektiv nuk bën shpërndarjen e tyre.

58m2 të hapësirës publike mbi shëtitoren e Vlorës iu dhanë me qira "Kastratit" për të zgjeruar pikën e karburantit, duke e shndërruar atë në mollë sherri mes qytetarëve dhe Bashkisë. Shoqëria Kastrati ka blerë pronën e Kujtim Selimit duke u bërë kështu bashkëpronar me ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi, i cili  u skualifikua nga sistemi i drejtësisë.

Sipas dokumenteve që Tv T disponon, kompania Kastrati ka blerë pronën e Kujtim Selimit duke  marrë certifikatën e pronësisë me datë 2.4.2019 dhe vetëm një muaj më pas kryeministri Rama firmosi zgjerimin e biznesit, siç tregon ky dokument i dalë nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Kujtojmë që vetë kryeministri e ka quajtur karburantin e Kastratit në Lungomare një vlerë të shtuar të arkitekturës urbane. TvT ka kontaktuar disa herë me zotin Kastrati por nuk ka marrë ende një prononcim në lidhje me këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy