Dendias sot në Tiranë/ Shoqata “Çamëria” dhe PDIU kërkon heqjen e Ligjit të Luftës

Dendias sot në Tiranë/ Shoqata “Çamëria” dhe PDIU kërkon heqjen e Ligjit të Luftës

Para vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqipëri, shoqata “Çamëria” dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka kërkuar sot që Qeveria të diskutojë me Dendias-n të Ligjin e Luftës dhe trajtimin e futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Sipas saj, vizita e ministrit grek është një rast i mirë dhe i përsëritur, që Qeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, “çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje”.

Ajo ka kërkuar Heqjen e ‘Ligjit të Luftës’ që Greqia mban në fuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore që do t’i hapnin rrugë, problematikave pronësore për shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Kjo nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, “agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhet të zvarritet më”.

Po ashtu Shoqata “Çamëria” ka kërkuar trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Një kërkesë tjetër është edhe njohja e Kosovës nga Greqia.

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU

Qeveria të diskutojë me Dendias heqjen e Ligjit të Luftës, dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame

Vizita e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Dendias në Tiranë është një rast i mirë dhe i përsëritur, që qeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje.

Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që pa komplekse, me reciprocitet dhe me argument të kërkojë:

1. Heqjen e “Ligjit të Luftës” që Greqia mban në fuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore që do t’i hapnin rrugë, problematikave pronësore për shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhet të zvarritet më.

U bënë 7 vjet që në çdo takim apo bisedime, pala greke premton që do ta heqë “Ligjin e Luftës”. Tani është koha që ky apendiks që nga Lufta e Dytë Botërore të hiqet.

2. Trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame, që buron si detyrim nga ligji 7839, datë 30.06.1994 “Për shpalljen e datës 27 qershor si Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë, datë 08.04.2004, “ Për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe heqjen e “Ligjit të luftës”.

Trajtimi i Çështjes Çame nga pikëpamja historike, juridike, pronësore dhe e të drejtave të njeriut është detyrim për qeverinë shqiptare, që buron nga vendime detyruese të Parlamentit të Shqipërisë, referuar Ligjit dhe Rezolutës .

Nisur dhe nga situata në rajon dhe në frymën e dialogut, çështje si ajo e shefit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike; Njohja e Kosovës nga Greqia; Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi; Trajtimi i tyre me reciprocitet do të ishin një kontribut i çmuar dhe direkt për marrëdhënie të mira e fqinjësore me Greqinë.

Ne mirëpresim dhe jemi të vëmendshëm ndaj dialogut për këto çështjeve të rëndësishme që do të kapërcenin ngërçin e çështjeve historike duke hapur një kapitull të ri midis dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy