Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në mocionin me debat për rritjen e çmimeve në vend, tha në seancën e sotme parlamentare, se kriza është mbarëbotërore dhe se ka prekur çdo familje.
Sipas ministres, shtresat në nevojë janë ato më të prekura, ndaj tha se qeveria ka ndërmarrë paketën e rezistencës sociale.
Një paketë e tërë e rezistencës sociale për të minimizuar pasojat e krizës botërore dhe që mbështetet në buxhetin e shtetit. Nëse do të hiqnim taksat siç pretendoni ju nga karrigia, me cilat para do të kompensohen 3 mijë lekshi që do jepet për njerëzit në nevojë? Duhet të dalin nga taksat. Si do i kompensojmë ne të gjithë ata që përdorin sot transportin urban, që kemi marrë vendim kompensimi me 100 lekë për çdo litër naftë për urbanët, duke mundësuar mos ngrirjen e çmimit të biletës.
Lidhur me Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve, ministrja tha se u bë pikërisht për të mos pasur çmime abuzive.
Duke iu drejtuar opozitës Balluku tha, “Mos e përdorni çdo fatkeqësi për politikë”.
Tabaku: Nuk është rastësi që çmimi i naftës u ngrit si me buton! Bordi i ngritur, alla komunist



