Ambasada Amerikane njofton rihapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Sipas një postimi në faqen e “Facebook”-ut të Ambasadës Amerikane në Tiranë, të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë të shkojnë për të jetuar në SHBA duhet të nisin aplikimin e tyre në 3 tetor 2017.
“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, shkruan ambasada.



