
Qeveria greke ka njoftuar lançimin e projektit më të rëndësishëm të kërkimit dhe inovacionit në vend. Thess INTEC në Selanik - një park teknologjik i avancuar, do të jetë më i madh në Ballkan dhe qendër fillestare për Evropën Juglindore.
Sipërfaqja e parkut është mbi 76 hektarë në komunën e Thermaikos. Qëllimi, sipas zëvendësministrit të Zhvillimit dhe Investimeve, Christos Dimas, i cili po mbikëqyr projektin, është të zhvillojë infrastrukturën moderne me teknologji të gjeneratës së 4-të, si laboratorë industrialë, makineri, pajisje kompjuterike, një inkubator dhe përshpejtues të përmasave të mëdha, hapësirë fleksibël për zyra, zona bashkëpunimi dhe rrjetëzimi, një park tematik për edukim dhe rekreacion, një qendër konferencash, shtigje biçikletash dhe hapësira të gjelbra.
Deri më sot, më shumë se 70 kompani të rëndësishme dhe novatore, si dhe universitete dhe qendra kërkimore kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi me Thess INTEC. Projekti është përfshirë në Fondin e Rimëkëmbjes dhe do të financohet me rreth 35 milionë euro.
/ Kathimerini /



