
Askush më parë si Prigozhin nuk mund te frikësonte Putin, sepse ai nuk është ushtarak, nuk është politikan, e aq më pak një oligark. Prigozhin është pjesë e krimit që në vegjëli. Ai mendon gjithmonë si i tillë. Prigozhin ka lindur ne Shën Petersburg ne 1961, nga një nënë ruse dhe një baba hebre. Eshtë diplomuar në sportin e atletikës. Në 1979, kur ishte vetëm 18 vjeç dënohet me kusht për vjedhje në Leningrad, Shën Petersburgun e sotëm. Në vitin 1981 dënohet me dymbëdhjetë vjet burgim për grabitje, mashtrim dhe përfshirje e adoleshentëve në krim. Kryen burg për nëntë vjet në një ndër burgjet më të rënda në BRSS. Ishtë në shkatërrim të plotë. Krijohet fati i tij. BRSS shkatërrohet. Ai del nga burgu. Krijon një rrjet me të atin për të shitur hot-dog në Rusi. Prigozhin është kriminel i lindur, por i zgjuar. Në vitin 1997, i frymëzuar nga restorantet ujore në Paris, rimodelon një varkë të ndryshkur në lumin Vyatka dhe krijon një restorant lundrues që e pagëzon Nju Island. Restoranti i tij shndrrohet në restorantin më luksoz dhe më të adhuruar në gjithe Rusinë. Në vitin 2001, Prigozhin personalisht i shërben ushqim Vladimir Putinit dhe presidentit francez Zhak Shirak. Presidenti Xhorxh W. Bush në 2002 në vizitën e tij në Moskë kërkon të njëjtin shërbim. Në vitin 2003, Putin feston ditëlindjen e tij në Nju Island dhe krijon një miqësi me Prigozhin dhe e bën të besuarin e tij. Kompania e tij, Concord Catering, mori qindra miliona kontrata qeveritare për të ushqyer fëmijët e shkollave dhe punonjësit e qeverisë. Në vitin 2012 ai mori një kontratë për të furnizuar ushqime për ushtrinë ruse me vlerë 1.2 miliardë dollarë për një vit. Fondacioni Anti-Korrupsion në Rusi akuzoi Prigozhin për praktika biznesi korruptive dhe se furnizon me ushqime të cilësisë së dobët shkollat e Moskës. Prigozhin ishte në prag të falementimit. Putin e ndihmon. E furnizon sërish me para dhe i kërkon të financojë një grup mercenarësh ushtarakë të njohur si Grupi Wagner i cili perfshihet në aksione të ndryshme si kontraktues ushtarak privat. Sulmi kryesor i Wagner pa mbërritur në historinë e Ukrainës, mbetet sulmi ndaj forcave kurde të mbështetura nga SHBA në Siri në një përpjekje për të marrë një fushë nafte. Wagner pëson dhjetëra viktima kur SHBA u përgjigj me fuqi ajrore. Prigozhin rimëkëmbet. Shtyhet më tej. Shkon në cdo burg të Rusisë, dhe manipulon çdo të burgosur të dënuar rëndë. Video ku Prigozhin ndërton ushtrinë e tij të re me kriminelët më të njohur rus që pranojnë të nënshkruajnë kontratë me të në këmbim të lirisë bën xhiron e botës. Prigozhin me urdhër të Putinit vrau tre gazetarë rusë që kritikonin qeverinë ruse. Për të shmangur dyshimet i ekzekutoi në Republikën e Afrikës Qendrore, ne vitin 2018. Prigozhin bën gjithçka, sepse mendon si një mafioz dhe jeton si oligark. Sepse Prigozhin vjen nga mjerimi.



