
Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, pranoi për MCN TV, se klubi ka marrë një ofertë për mbrojtësin Andi Hadroji, por nuk është arritur shifra që kërkojnë drejtuesit. Gjithashtu Abilaliaj, zbuloi se ka interesime në merkato edhe për lojtarë si Cara apo edhe Maguette. Në lidhje me ndeshjen ndaj Atletic Escaldes, ai tha se janë bërë ndryshime në formacion dhe pritshmëritë janë të mëdha. “Është bërë një ndryshim në krahasim me ndeshjen e parë. Trajneri ka shtuar Taipin në mesfushë. Duke parë eksperiencën dhe klasin e Taipit, e kemi shtuar në mesfushë. Duhet agresivitet. Na duhet të gjejmë më shumë kohën. Duhet të jemi më të duruar sa i përket aksioneve. Në këto ndeshje, kemi krijuar shumë, por duhet të shënojmë më shumë. Pritshmëritë janë shumë të mëdha, duke pasur parasysh se është vetëm ndeshaj e katër zyrtare. Mendoj se për të arritur ato që kërkon edhe trajneri, jemi në proces e sipër. Në këto kohë kaq të shkurtër, mund edhe të mos paraqitesh si duhet. Ka një interesi, jo vetëm për Hadrojin, por edhe për Carën e Maguette. Janë interesime, që nuk kanë ardhur në pritshmëritë e klubit të Partizanit. Sa është pompuar në media, ndoshta nuk i kanë bërë mirë edhe futbollistëve. Kur të vijë oferta e mirë, në do ulemi të diskutojmë. Ka ardhur ofertë zyrtare për Hadrojin, por nuk është në shifrën që kërkon klubi. Nuk mendoj se Hadroji do të luajë sot ndeshjen e fundit.”, u shpreh Abilaliaj.



