Temperaturat deri në 38°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat deri në 38°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjelli dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit në pothuajse gjithë ditën.

Por në zonat e thella malore parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave gjatë mesditës.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 - 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të ketë në orët e para të ditës në Republikën e Kosovës. Ndërsa mesdita dhe pasditja herë pas here theksojnë vranësirat, por pa mundur të krijojnë reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës MV paraqitet në dominimin e motit të kthjellët. Por në orët vijuese parashikohet të ketë nëpër territor kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash, pasi mbrëmja dhe nata i largojnë sërish vranësirat nga MV.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy