Përjashtimi i Berishës, Bushati: Basha si një njeri i kapur prej veshi

Përjashtimi i Berishës, Bushati: Basha si një njeri i kapur prej veshi

Gazetari Andi Bushati nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me vendimin e përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se Basha po sillet si një njeri i kapur prej veshi.

Për Bushatin shpallja non grata e Berishës është bërë me qëllim për të përcarë opozitën dhe rezultati sipas tij është i dukshëm.

Përjashtimi i Berishës ka dy opsione, ajo që është thënë publikisht që është teza që mbron Berisha pra që ky ka një plan amerikan që e ka Bashën peng dhe e ka detyruar ndaj këtij veprimi. Unë këtë nuk e di s’kemi fakte se dosja e lobimit rus me para të paditura nga PD mund të jetë kapur në Amerikë dhe i bëhet shantazh Bashës. Por ajo që unë them është se Basha po sillet si një njeri i kapur peng dhe historia fillon që te mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Kjo opozitë që kishte djegur mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe që kishte slogan të saj se me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje, si mundet me gjithë këto dhe të ulesh në negociate me Rudina Hajdarin dhe Gjiknurin.

Pra del që kemi garant që dikush e kap Bashën prej veshi dhe e detyron të bëj këto gjëra. Që nga momenti që Berisha u shpall non grata do ishe idiot të mos kuptoje se kjo ishte për të përçarë opozitën dhe faktet ja ku janë, opozita e përçarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy