Zyrtari amerikan: Rusia po rekruton mercenarë sirianë për të marrë Ukrainën

Zyrtari amerikan: Rusia po rekruton mercenarë sirianë për të marrë Ukrainën

Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Presidenti rus Vladimir Putin beson se ai duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të plotësuar atë që është një angazhim shumë domethënës i fuqisë luftarake brenda Ukrainës.

Rusia nisi një fushatë ushtarake në mbështetje të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad në vitin 2015, e cila ka qenë vendimtare që qeveria të rezistonte pasi vendi u përfshi në luftë civile.

Të hënën, "Wall Street Journal" citoi zyrtarë amerikanë të thoshin se ushtria ruse ditët e fundit kishte rekrutuar luftëtarë nga Siria, “duke shpresuar se ekspertiza e tyre në luftimet urbane mund të ndihmojë në marrjen e Kievit”.

Rrjeti i lajmeve “Deir Ezzor 24”, raportoi muajin e kaluar se Rusia po u ofronte sirianëve në zonat e kontrolluara nga qeveria paga midis 200 dollarë dhe 300 dollarë për të shkuar në Ukrainë dhe për të vepruar si roje për gjashtë muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy