Tronditje në Gjermani, Merz dështon të zgjidhet kancelar në raundin e parë

Tronditje në Gjermani, Merz dështon të zgjidhet kancelar në raundin e parë

Lideri konservator Friedrich Merz nuk mori votat e mjaftueshme parlamentare në raundin e pare të votimit për t’u zgjedhur kancelar, duke shkaktuar një tronditje në politikën gjermane. 

Drupal Ad

Deputeti i Parlamentit Friedrich Merz nuk arriti shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash”, njoftoi Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, pas votimit të parë në Bundestag.

Klöckner ndërpreu seancën e Bundestagut. Ende nuk dihet se kur do të mbahet raundi i dytë i votimit, ndërkohë që pritet të ketë një mbledhje të grupeve parlamentare. Nga totali i 630 ligjvënësve Merz-it i mungonin 6 vota për t’u zgjedhur kancelar. 

Koalicioni i tij, i cili përbëhet nga blloku i tij konservator dhe Partia Social Demokratike (SPD) e qendrës së majtë, kanë një nga shumicat më të brishta parlamentare që prej Luftës së Dytë Botërore, me vetëm 52 përqind të vendeve. Ngjarja përbën një zhvillim shqetësues për liderin konsevator. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy