Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, shpallen fituesit për drejtoritë vendore

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, shpallen fituesit për drejtoritë vendore

Policia e Shtetit ka shpallur fituesit e konkurrimit për drejtimin e disa drejtorive vendore në vend, ndërsa ka bërë publike edhe një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese të saj.

 

Pas përfundimit të procesit të konkurrimit për Drejtor Qarku, Drejtues Ardrit Elmazi është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. 

 

Në të njëjtën kohë, Drejtues Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa Drejtues i Parë Xhevahir Karaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

 

Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas dorëheqjes së paraqitur me kërkesën e tij, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

 

Policia e Shtetit ka njoftuar gjithashtu emërime të reja edhe në nivele të tjera drejtuese. Kryekomisar Idris Daulle është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

 

Po ashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. 

 

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy