
Varrosur 2 500 vjet më parë dhe asnjëherë të hapur që prej asaj kohe, 27 sarkofagë u zbuluan nga arkeologët në një varrezë në Egjipt.
Varri u gjet në brendësi të një pusi në një vend të shenjtë në Saqqara, një varrezë aktive prej më shumë se 3 000 vitesh dhe një qendër e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Trembëdhjetë arkivole u zbuluan në fillim të këtij muaji, por 14 të tjerë ishin zbuluar më herët, thonë zyrtarët.
Zbulimi, thekson BBC, është konsideruar nga ekspertët si më i rëndësishmi i këtij lloji.
Fotografitë e publikuara tregojnë arkivole prej druri të ruajtura mirë, të pikturuara me ngjyra të ndritshme dhe objekte të tjera më të vogla.
Saqqara kishte një vendvarrim aktiv për më shumë se 3,000 vjet dhe është e përcaktuar nga Trashëgimia Botërore e Unesco-s.



