Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të martën, u është drejtuar me një letër 12 Drejtorive Vendore të Policisë, ndërsa u kërkon zbatimin e masave të marra nga qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.
Në letër-porosi, theksohet se policia ka për detyrë të kontrollojë territorin, duke urdhëruar drejtoritë përkatëse që t’mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve në lokale, palestra, pub-e, etj.
Veliu, gjithashtu, ngarkon strukturat e policisë me përgjegjësinë që mos të lejojnë tifozët të futen në stadiume për të ndjekur ndeshjet e futbollit, pasi ato do të luhen rregullisht, por pa tifozë.
Pavarësisht nga fakti se qeveria i ka ndaluar koncertet, manifestimet apo dëgjesat publike, ai, bën me dije se është detyrë e policisë që të mos lejojë asnjë nga aktivitetet e sipërcituara të zhvillohen.




