"Circle" /Fierakët shpërndanin heroinë në Vlorë, pranga tre personave

"Circle" /Fierakët shpërndanin heroinë në Vlorë, pranga tre personave

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shpërndarnin heroinë në qytet.

Blutë e qyteit bregdetar kanë vënë në pranga tre persona, të cilëve iu sekuestruan 420 doza heroinë dhe 17 doza kanabis, si dhe një sasi prej 2 mijë dollarësh të falsifikuar dhe disa medikamente.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Circle" u arrestuan Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

"Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin",sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale "Prodhim, shitja e narkotikëve" dhe "Falsifikimi i monedhave", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 183 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy