
Në Tiranë mungojnë vendparkimet për motorët. Drejtuesit e tyre zënë trotuaret apo vendparkimet e makinave, ndërsa mungojnë gjobat për ta. Shoferët e motorëve kërkojnë parkime të dedikuara, ndërkohë ekspertët e sigurisë sugjerojnë që parkimi të kryhet midis automjeteve, që mos të bllokojnë hapësirat publike.



