Në një intervistë për TVT, zv. drejtori i Spitalit të Traumës, u shpreh se që nga muaji mars, periudhë kjo kur të gjithë urgjencat mjekësore i kaluan Spitalit Ushtarak, stafi mjekësor ka përballuar një fluks të shumëfishuar, me të njejtët kapacitete.
Gjithashtu, ai u shpreh se qeveria po mendon t'i shpërblejë financiarisht edhe mjekët e këtij spitali.



