Marrëveshje me Ramën/ Deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela, bashkohet me PS

Marrëveshje me Ramën/ Deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela, bashkohet me PS

Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër Agron Çela sipas burimeve për MCN, i është bashkuar Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë arritur një marrëveshje të përbashkët duke bërë që të kalojë në radhët e Partisë Socialiste.

Agron Çela ka dy mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI por tashmë ka vendosur që t’i bashkohet kampit të majtë.

Një prej arsyeve kryesore e kësaj zhvendosjeje është djegia e mandateve nga LSI si dhe disa pakënaqësi të tjera edhe nga PD me të cilën Partia e Lirisë është në koalicion.

Në këtë mënyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit deputeti Çela do të mbështesë në Shkodër, Benet Becin i cili pritet që të jetë kandidat për bashkinë Shkodër në radhët e Partisë Socialiste përballë kandidatit të PD, kryetarit aktual të bashkisë Shkodër Bardh Spahia si dhe kandidatit tjetër demokrat që pritet të jetë Xhevdet Amuli.

Kjo lëvizje e deputetit Çela pritet për t’u parë se çfarë do të sjellë sepse më përpara deputeti Çela mbështeti kandidatin Spahia që fitoi zgjedhjet e 6 marsit të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy