Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar lidhur me kongresin e PS të mbajtur më 8 Dhjetor.
Ai tha se kongresi nuk u fokusua vetëm tek puna e partisë, por dhe çfarë ata do duhet të bëjnë në çdo sektor tjetër të vendit.
Sipas tij, një pjesë e mirë ju dedikua reformës brenda PS për të cilën paraqitën një platformë të re pune për garën e 2025.
Kongresi vjen pas fitores së 14 majit dhe Partia Socialiste e ka të përhershme këtë si një analizë post zgjedhor dhe ishte një kongres që nuk u fokusua vetëm te puna e partisë, por çfarë ne do duhet të bënim në çdo sektor tjetër të vendit dhe sa kemi realizuar, çfarë është bërë me reformën në drejtësi, me drejtësinë në të tërën, çfarë është bërë me ekonominë e vendit, problematikat e pushtetit vendor, reforma territoriale që të ketë një analizë më të thelluar, politikat e jashtme dhe të brendshme.
Një pjesë ju dedikua reformës brenda PS për të cilën ne paraqitëm një platformë të re pune, pra thjeshtë për të përgatitur veten tonë për garën e 2025. Është një diskutim që ne dukemi si shumë të fortë, por jo se opozita janë të dobët. Ka tre grupe opozitare në parlament pati një kongres të një prej tre grupeve. Ata duken shumë të dobët se realisht nuk dinë ta bëjnë më këtë punë.



