Ajo që ndodhi në Las Vegas mund të jetë vrasja më e madhe masive në historinë e Amerikës. Numri i viktimave pas ngjarjes në Mandalay Bay ka arritur në 50, ndërsa të plagosur janë rreth 200 të tjerë.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është 64-vjeçari Stephen Paddock, i cili përshkruhet si një banor i zonës, i cili hapi zjarr nga një dhomë e hotelit “Mandalay” pak pas orës 10:00 të mbrëmjes.
Policia bëri të ditur se Paddock u qëllua dhe u vra në dhomën e hotelit, të cilën e kishte mbushur me armë.
Hetuesit thanë se është ndaluar Marilou Danley, gruaja me të cilën ai jetonte, por roli i saj në ngjarje nuk është ende i qartë.
Policia nuk ka bërë të ditur detaje në lidhje me motivet e masakrës.



