
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka rënë dakord për një marrëveshje që do të ulë çmimin e avionit luftarak F-35A me 8.8% dhe do të bëjë që çmimi i çdo avioni të “Lockheed Martin Co” të bjerë nën 80 milionë dollarë një vit më parë sesa pritej, tha në një deklaratë një zyrtar i Pentagonit.
Marrëveshja është paraprake, kurse marrëveshja përfundimtare pritet të mbyllet në gusht për serinë e 12-të të avionëve, një nga avionët më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë.
Pritet që marrëveshja paraprake të prodhojë një marrëveshje trevjeçare për ShBA-në dhe 11 aleatë, e cila sipas Pentagonit do të vlejë 34 miliardë dollarë për 478 avionë luftarakë F-35. /Sipas Reuters/



