Kurti pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë: Rrëmbimi i 3 policëve, agresion ndaj shtetit

Kurti pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë: Rrëmbimi i 3 policëve, agresion ndaj shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se rrëmbimi i tre policëve nga pala serbëve brenda territorit të Kosovës, ishte veprim agresor. “Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim. Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë.” Në vijim Kurti tha se pas ngjarjes së djeshme institucionet e sigurisë në Kosovë, kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Rrëmbimi i tre policëve ndodhi në vendin e quajtur Tresave/Bare, teksa tre policët po patrullonin në zonën kufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy