Çipa: Politikë selektive për ndërtimet pa leje, sistemi pre e klientelizmit të oligarkëve

Çipa: Politikë selektive për ndërtimet pa leje, sistemi pre e klientelizmit të oligarkëve

Analisti Aleksandër Çipa, njëherësh kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se oligarkët blejnë prokurorët e gjykatësit, thotë se është e gabuar që t’i adresosh qeverisë apo ekzekutivit gjithë përgjegjësinë për dështimin e sistemit të drejtësisë.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se bazuar në Kushtetutë, sistemi i drejtësisë është në mëvetësi që nuk ka qenë më herët.

Në procesin e mëvetësimit dhe ngritjen e këtij sistemi për vendet e mbetura vakanteë, është përgjegjësi e ekzekutivit. Mos plotësimi i vakancave është përgjegjësi e shumicës socialiste.

Përfaqësues të gjyqësorit janë përfshirë në marrëdhënie kompromentuese, duke kompromentuar funksionimin e sistemit.

Lidhur me një sërë kontratash të lidhura nga qeveria me oligarkët që shkelin ligjin, ndërtojnë pa leje e blejnë drejtësinë sikur thotë Kryeministri, Çipa shtoi se Rama është një person që është ekspozuar në përgjegjësinë e vetë Kryeministrit pas kësaj deklarate.

Në shumë aspekte kjo shtresë e shoqërisë ka qenë e privilegjuar, është administruese e fondeve kryesore të buxhetit në vend, përfituese e shfrytëzimit të territorit dhe urbanitetit në vend.

Në këtë pikëpamje mendoj se në mënyrë më të ndërgjegjshme, më herët duhet të ndërtonin marrëdhënie partneriale që duhet të përjashtonte marrëdhënien e klientelizmit dhe konfliktit të interesit.

Ndërsa për vendimin më te fundit të qeverisë për ndërtimet pa leje, ku Rama tha se ky vendim nuk amniston dënimin e tyre me burg, i pyetur nëse drejtësia do të veprojë dhe nëse ndonjë prej ndërtuesve si Salillari apo Morina do të përfundojë në burg, deklaroi se e sheh të vështirë diçka të tillë.

Këtu kemi të bëjmë me një politikë gati selektive. Një VKM nuk mund të ezaurojë apo prezumojë veprimin e ligjit që është në fuqi, por në rastin konkret, sfida nuk i përket vetëm qeverisë, por sistemit të drejtësisë.

Nuk ka pse të pengojë organin e akuzës për këtëj çështje e cila në opinionin publik shkakton pakënaqësi të gjerë publike, të hetojë.

Në Shqipëri nuk mund të ketë të njerkës si zonja e kotecit në Vlorë dhe një oligark që shton katet në metropolin e vend. Ky është turp për sistemin politik që bie pre e klientelizmit, që përfaqësohet përmes shtresës së quajtur të oligarkëve.

Sa i takon SPAK, Çipa tha se nuk mendon se është keqpërdorur, por shtoi se ka tendencë për ta politizuar funksionin.

Mendoj se në jetën publike duhet ti adresohemi Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Në këtë debat dhe diskutim të gjerë publik, më bën përshtypje që anashkalohet BKH, e cila ka të drejtën të mbledhë faktet dhe ta çojë çështjen në gjykatë.

Mendoj se tinëzisht një organ i tillë mbahet në heshtje. Do të prisja njëlloj iniciative për secilin prej prokurorëve. Ligji i njeh atribute çdo prokurori që në mënyrë të anësishme të nisë hetimin për akuza që janë aq ligjëruese në opinionin publik.

Prokurorisë shqiptare i mungon kurajo dhe nuk po tregohet trimëria profesionale. Janë ata që duhet të ngrënë akuza për çdo gjë që ngrihet publikisht. Trishtimi publik shton frustrimin publik te qytetarët dhe pakënaqësitë tek ata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy