Zusi: Mbi 70-80 për qind e tregut të produkteve ushqimore informal! Faji i institucioneve të sigurisë ushqimore

Zusi: Mbi 70-80 për qind e tregut të produkteve ushqimore informal! Faji i institucioneve të sigurisë ushqimore

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha në “Mcn Informacion” se nuk mund të ecet më me një treg të produkteve ushqimore, që sipas tij është 70-80 për qind informal. Ai tha se ka biznese me xhiro 200-300 mijë euro në vit që s’kanë dhënë kurrë faturë. Megjithatë fajtor sipas Zusit janë institucionet e sigurisë ushqimore. 

“Një ndër shqetësimet që ne kemi është tregu informal i produkteve bujqësore. Nuk mund të shkohet më me një treg të produkteve ushqimore i cili mund të jetë 70-80 për qind informal. Është jashtëzakonisht shumë. Ky po dëmton edhe formalët, edhe vet informalët, që s’kanë mundësi të marrin kredi dhe për të marrë subvencione nga shteti. Di biznese me 200-300 mijë euro xhiro në vit dhe s’kanë dhënë kurrë faturë. Fajësoj institucionet e sigurisë ushqimore që prej vitesh kanë pasur këtë lloj qasje për t’i deformalizuar. U ndërmor një akt normative për të disiplinuar shitjen e mishit, por inspektorët e AKU-së u thoshin dorëzo niptin, dhe kur të jesh pa nipt s’kam të drejtë të kontrolloj. Masivisht subjektet filluan të heqin dorë nga nipti. Nuk fajësoj subjektet. Fajtor janë institcionet që kanë pasur këtë mentalitet. Problemi i dytë është sistemi fiskal, që ka demotivuar fiskalizimin. Jam mbështetës i plotë i këtij aksioni, por dyshoj shumë që mund të ketë një dështim për shkak të sistemit fiskal. Ky aksion e ka prodhuar një konflikt”.

Zusi tha se për çdo faturë të lëshuar shteti duhet t'i kthejë mbrapsht fermerit 10 për qind. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy