Dibër/ U rrëzua me motoçikletë teksa ishte duke eksploruar zonën malore, shpëtohet turisti austriak

Dibër/ U rrëzua me motoçikletë teksa ishte duke eksploruar zonën malore, shpëtohet turisti austriak

Policia e Dibrës dhe banorët e zonës kanë ndihmuar një turist austriak që ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore. Bëhet me dije se një banor i fshatit Lukan ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ka kërkuar ndihmë për një turist austriak që ishte rrëzuar me motoçikletë, duke eksploruar zonën malore të këtij fshati, në njësinë administrative Selishtë, bashkia Dibër, dhe kishte vështirësi për të lëvizur. Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar shtetasin austriak nga terreni malor ku ishte rrëzuar deri në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë. Turisti ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy