Nisja e agresionit, Zelensky: Ndalni luftën në Ukrainë! Putin: Guxoni të na pengoni, do e pësoni keq

Nisja e agresionit, Zelensky: Ndalni luftën në Ukrainë! Putin: Guxoni të na pengoni, do e pësoni keq

Nisja e agresionit ndaj Ukrainës nga ana e Rusisë, ka trazuar mbarë botën, duke bërë që të dilet me mesazhe që dënojnë përshkallëzimin e konfliktit.

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëron pasoja të pa para më herët, nëse dikush ndërhyn.

“Rusia nuk do të bëjë të njëjtin gabim dy herë, duke kënaqur Perëndimin. Kushdo që tenton të krijojë pengesa dhe të ndërhyjë në Ukrainë, duhet të dijë se Rusia do të përgjigjet me pasoja që nuk janë parë më herët. Jemi përgatitur për gjithçka. Uroj që të dëgjohem”, deklaroi lideri i Kremlinit, pas nisjes së sulmit.

Nga ana e tij Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për të ndaluar luftën.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Zelensky, apeloi që, “Ndaloni Putin dhe luftën kundër Ukrainës dhe gjithë botës. Të ndërtohet një koalicion anti-Putin. Sanksione të menjëhershme dhe mbështetje për Ukrainën”.

Rusia nis pushtimin e Ukrainës, sulme mbi qytetet kryesore

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy