Shpërndau para në zgjedhje, arrestohet ish-kandidati i LSI Etjon Joka

Shpërndau para në zgjedhje, arrestohet ish-kandidati i LSI Etjon Joka

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit është arrestuar sot nga Policia e Tiranës nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Etjon Joka, 32 vjeç u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Joka, shfaqej në një video të publikuar në media duke dhënë para për vota.

Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

Më herët është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy