Kalemaj: Berisha ka një aktivitet elektoral aktiv, me rëndësi fryma nëse opozita kërkon të bëjë rrotacionin

Kalemaj: Berisha ka një aktivitet elektoral aktiv, me rëndësi fryma nëse opozita kërkon të bëjë rrotacionin

Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me atë që deklaroi sot Berisha në konferencën e tij të parë për këtë vit ku u shpreh se ai ka një aktivitet elektoral aktiv dhe se vendimi për paraqitjen e tij dy herë në javë në SPAK vetëm sa e faktorizon atë.

Ai tha se SPAK është kthyer në një paradë e figurave të larta zyrtarë, teksa theksoi se rasti i Berishës është politik, është një çështje që ka të bëjë me një vendim kolegjial dhe jo individual.

Drupal Ad

Nuk kemi asnjë risi nga ana e gjykatës u dha një masë deri diku e pajustifikueshme sepse as SPAK se kishte kërkuar këtë masë, nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër pikërisht në prag të fushatës elektorale që të detyrosh Berishën të paraqitet dy herë para oficerëve të gjyqësorit. Është një film i parë.

Në rastin konkret Berisha nuk ka asnjë arsye për të mos u paraqitur madje mund ta përdorë dhe për fushatë dy herë në javë një konferencë para mediave e përgatitur. Duke marrë këtë vendim mendoj se e faktorizon Berishën të paktën te mbështetësit e tij.

Natyrisht kjo çështja e SPAK është kthyer në një paradë ku kalojnë zyrtarë të lartë ndaj të cilëve ka dhe prova konkrete. Rasti i Berishës duam apo jo është politik dhe është një çështje që ka të bëjë me një vendim kolegjoal dhe jo individual. Në lidhje me SPAK nuk është fort e hijshme që çdo rast tërheq kaq shumë vëmendje duke u kthyer në një show.

I pyetur se sa ndikon gjithë kjo situatë në zgjedhje, Kalemaj tha se opozita nuk ka një sistem elektoral të pastër dhe të drejtë.

Nuk mendoj se gjithçka ka të bëjë me talentin për të krijuar frymë dhe mundësitë për një rrotacion politik. Opozita nuk ka një sistem elektoral të pastër dhe të drejtë. Nuk mendoj se protestat para bashkisë janë pengesë.

Opozita ka minuset e saj kur ende nuk kemi një opozitë të përbashkët një PD përballë një PS, aty do të kishim një garë. Por me këtë fragmentarizim të opozitës dhe jo vetëm PS është në avantazh. Me rëndësi është fryma nëse opozita kërkon të bëjë rrotacionin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy