“Duhet t’i zgjidhim problemet me dialog”, Rama takon Mitsotakis pas ceremonisë mortore të Janullatos

“Duhet t’i zgjidhim problemet me dialog”, Rama takon Mitsotakis pas ceremonisë mortore të Janullatos

Pas përfundimit të funeralit të kryepeshkopit Anastas Janaullatos, pati një takim kokë më kokë midis kryeministrit Rama dhe atij grek Mitsotakis, shkruan media greke EPT News.

Të dy liderët nuk zbuluan saktësisht se çfarë diskutuan, pasi në raste të tilla si ai i sotmi, marrëdhëniet dypalëshe nuk përbëjnë një çështje madhore.

Pamja, megjithatë, reflektonte besimin dhe qëndrimin e Anastasit për jetën, se feja mund të bashkojë, edhe në një botë thellësisht të ndarë, edhe në një rajon si Ballkani, ku tradicionalisht fetë kanë funksionuar ndarësisht.

Anastasi ishte hierarku që njëkohësisht mund të shuguronte klerikë shqiptarë, të shpallte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo të këndonte brenda kishave në gjuhën greke. Për më tepër, gjatë shërbesës mortore sot u dëgjuan si shqipja, ashtu edhe greqishtja.

"Kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Jemi vende fqinje dhe duhet të zgjidhim me dialog çdo problem që ekziston," theksoi zoti Mitsotakis.

Nga ana e tij Rama deklaroi se "Jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu, pimë një kafe, diskutuam për gjëra të ndryshme dhe nuk kam asgjë për të ndarë me ju. Nuk ka problem. Gjithçka është në rregull".

Ndërkohë, Edi Rama i dha lamtumirën Mitsotakis me një përqafim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy