
Kryeministri Edi Rama e shikon si një risi pozitive emetimin e monedhës dixhitale në vend, ndërsa Banka e Shqipërisë vijon të jetë kundër kësaj praktike. Në një përgjigje zyrtare për Tema TV banka liston rreziqet që vijnë nga përdorimi i parasë virtuale.



