
Gjashtë deputetë të rinj do të ulen në Parlament në seancën e radhës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha sot mandatin e deputetit edhe gjashtë kandidatëve të tjerë nga listat e dy partive opozitare.
Nga qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së. Nga qarku i Lezhës, Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj i LSI-së. Edlira Hyseni merr mandatin e Nora Malajt në Durrës, Ediola Braho zë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Në Korçë, Klevis Balliu do të zëvendësohtet nga Ligoraq Karamelo, ndërsa mandati i Gent Strazimirit do t’i kalojë Majlinda Halilaj.
Gjashtë deputetët e rinj e çojnë në dhjetë numrin e deputetëve që vijnë nga listat, pas dorëzimit të mandateve nga kolegët që u paraprinin.



