Berlini ka qenë sërsiht në panik, pak dite pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve. Policia gjermane ka rrethuar me kordon një zonë përreth një qendëre tregtare në Berlin pas raporteve se për një pako të dyshimtë.
Trafiku në këtë zonë është devijuar, ndërsa trenat nëntokësorë dhe tramvajet kanë ndërprerë udhëtimin. Sipas informacioneve të mediave gjermane, nuk asnjë të dhënë se çfarë ka pasur ajo pako e dyshimt.
Nga sulmet terroriste është tronditur dhe kryeqyteti rus. Sipas informacioneve të autoriteteve vendase 6 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në metronë e Moskës.
Shpërthimi thuhet nga mediat vendase se ndodhi në Stacionin e Metrosë Kolomenskaya, mëngjesin e sotëm dhe shkaku ka qenë si pasojë e një rrjedhje gazi. Si pasojë e shpërthimit është bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset dhe policia.



