Regjistrimi i adresave/ Milaqi: Qasja ndaj emigrantëve është sanksionuese dhe agresive. Vota e diasporës të bëhet me postë private jo shqiptare

Regjistrimi i adresave/ Milaqi: Qasja ndaj emigrantëve është sanksionuese dhe agresive. Vota e diasporës të bëhet me postë private jo shqiptare

Sekretari i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Bledi Milaqi, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv lidhur me nismën për deklarimin e vendbanimeve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ai kërkoi një qasje më proaktive dhe jo sanksionuese e agresive, ndërsa ngriti edhe shqetësimin se kush do ta menaxhojë regjistrin e adresave, në një kur nga AKSH-i ka pasur rrjedhje të dhënash.

Detyrimi për regjistrimin e adresës jashtë vendit të origjinës është një praktikë normale e të gjitha shteteve të BE-së. Vazhdimisht ka pasur thirrje nga aktorë politikë, por ne kemi kritikuar qasjen e qeverisë kryesisht ndaj diasporës, në lidhje me regjistrimin e adresës. Thjesht bëhet një thirrje që në vetvete është pak agresive dhe sanksionuesve, ku nëse nuk regjistrohet sanksionohet marrja e të gjitha shërbimeve civile, ndërkohë që ka një paqartësi se cili institucion do ta menaxhojë ketë regjistër, AKSHI apo një institucion tjetër. Ne jemi  në dijeni që ka pasur rrjedhje të vazhdueshme të të dhënave private të qytetarëve dhe shqiptarët e diasporës janë shumë sensitiv në lidhje me integritetin e të dhënave. Ne e kemi testuar të gjithë procesin e deklarimit të adresës pranë e-Albania-s dhe kemi hasur faktin që s’vjen një konfirmim. Nëse e-Albania ose AKSHI s’jep konfirmimin e ndryshimit të adresës brenda afateve, mundet që deklaruesi të humbi afatin e votimit. Ne kemi konstatuar që s’ka një afat konkret, që AKSHI apo e-Albania të thonë që brenda këtij afati konfirmohet regjistrimi i adresës. Ekziston rreziku që emigrantët të mos votojnë më jashtë Shqipërisë, sepse nuk figurojnë më si banorë të Shqipërisë. Është një qasje me mungesë transparencë, mungesë komunikimi dhe mos përfshirje e diasporës. Ministria e Brendshme dhe qeveria duhet të ndryshojë qasje. Të jetë më proaktive, dhe jo sanksionuese dhe agresive. Duhet të ketë një fushatë informimi të diasporës në lidhje me hapat, dhe një saktësim nga e-Albania dhe AKSHI për afatin e ndryshimit të adresës. Nuk ka nevojë të ketë sanksione kur do të marrë shërbime civile. Unë s’jam thirrur në asnjë ndërmarrje apo sipërmarrje të qeverisë”.

Duke folur mbi mundësinë që emigrantët të votojnë në zgjedhje Milaqi tha që ka ende shpresë për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese, me konstelacionin e ri të reformës zgjedhore. Ai u shpreh në favor të modelit për votë me postë, por jo përmes postës publike e cila konsiderohet e politizuar, por përmes tenderimit të poste private jo shqiptare.

Të gjitha partitë politike kanë rënë dakord për të mos rënë dakord. Gishtin e kemi drejtuar drejt qeverisë sepse ka 10 vite në pushtet dhe ka ardhur në pushtet me premtimin që do ta realizojë këtë të drejtë kushtetuese. Gjykojmë që ka ende kohë dhe në konstelacionin e ri jemi shpresëdhënës. Shpresojmë që në konstelacionin e ri të reformës zgjedhore kjo të realizohet. Shpresojmë të kemi mundësi të votojmë zgjedhjet e ardhshme dhe po punojmë fort për këtë. Në draftin tonë i jemi referuar modelit gjerman, por duke marrë edhe nga eksperienca e Kosovës, për mënyrën e votimit me postë. Por e kemi konsideruar gjithmonë si draft për dialog, që të ketë një diskutim teknik, për të adresuar edhe shqetësimet që lidhen me tjetërsimin e votës. Kemi dhënë gjykimin që të ketë një postë tenderuar private, dhe jo shqiptare. Dokumenti të ketë një bar code ku votuesi ta gjurmojë ku është vota derisa të përfundojë në KQZ. Politizimi i postës është shqetësimi i partive politike dhe nga shoqëria civile. Prandaj ne kemi dhënë këtë sugjerim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy