Përmbytjet/ Parashikimi aspak optimist përgjatë orëve në vijim, ja zonat problematike pas mesnate

Përmbytjet/ Parashikimi aspak optimist përgjatë orëve në vijim, ja zonat problematike pas mesnate

Në mesnatë dhe deri nesër në orën 4-5 të pasdites Jugu do të jetë problematik dhe kryesisht qyteti i Fierit do të marrë sasinë më të madhe të reshjeve. Kështu tha meteorologia e Meteoalb Lajda Porja në një lidhje telefonike me News24.

“Deri në këto momente ka qenë dhe mbetet problematike zona Veriore deri në mesnatë, reshjet do qendrojnë në Qendër dhe në Jug nga mesnata deri në mëngjesin e të premtes.

Jugu mbetet me reshje me intensitet më të lartë deri në orët e pasdites të së premtes.
Të premten në mesnate ulet intensiteti i reshjeve.

Deri ne keto momente zonat problematike me reshje jane Puka, Peshkopia, Shkodra, Tirana. Ndërkohë zona e Jugut, Fieri, Berati, Korca e Vlora, Saranda e Gjirokastër.

Presim që sasinë më të madhe të reshjeve ta marrin në mesnatë dhe paraditen e nesërme Gjirokastër, Përmet, Tepelenë parashikohet të marrë sasinë më të madhe të reshjeve në orët në vijim. Deri në këto momente Veriu mbetet me reshje të nivelit mesatar dhe te larte. Deri në 4 të mëngjesit te se premtes Qendra do jetë problematike.
Nga ora 1 e natës deri në mesdite do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën Jugore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy