
Me shumë interes mbetet qëndrimi që po mban Turqia në konfliktin Rusi-Ukrainë, jo vetëm si aktor i rëndësishëm në rajon por edhe si vend anëtar i NATO-s.
Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV redaktori përgjegjës në TRT WORLD, z. Abdylvehab Ejupi u shpreh se Turqia ka dënuar sulmin agresiv të Rusisë, ndërsa theksoi se ata kanë raporte të mira me të dyja vendet si në aspektin diplomatik dhe atë ekonomik.
Ndërsa i pyetur nëse Turqia i mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Ejupi tha se po, por në këtë drejtim sipas tij BE s’ka vendosur ende sanksione konkrete, po ashtu dhe NATO dhe kjo lë një hapësirë të madhe që çdo shtet të shoh interesin individual parësor.
Intervista e plotë
1.Zoti Ejupi, si e priti Ankaraja ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë?
Turqia ka raporte të mira me të dyja shtetet, Ukrainën dhe Rusinë si në aspektin diplomatik dhe ekonomik. Rusia nuk mjaftoi me këtë dhe pika e vetme ishte të bënte evazionin dhe dënoi ashpër këtë evazion dhe në koordinim me NATO të shqyrtohen të gjitha sanksionet për të parandaluar dhe më tej humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Siç jemi dëshmitarë se Kiev është rrethuar dhe në çdo moment pritet të bjerë sepse Rusia po dominon atje. Turqia e dënoi ashpër këtë agresion rus në Ukrainë. Ukraina po përpiqet ti bëjë ballë me sa ka në dorë ti përballojë.
2. Një ditë më parë Ambasadori i Ukrainës në Ankara, i kërkoi Turqisë të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse. Si i është përgjigjur Turqia kësaj kërkese?
Turqia po e sheh me shumë seriozitet dhe për sigurinë e Turqisë dhe gjithë rajonit. Turqia dominon në aspektin detar dhe është bërë marrëveshja për të cilën Turqia do të monitorojë të gjitha lëvizjet dhe në këtë pikë mendoj se është një vendim i rëndësishëm që ende diskutohet. Ka dhe aspektin juridik dhe politik dhe shumë shpejt do dalë me një vendim por është pak i vështirë sepse është një akt që bllokon totalisht Rusinë nga dalje të detit Mesdhe dhe do kishte sekuenca të mëdha ekonomike. Për një vendim të tillë duhet një garanci nga NATO dhe SHBA ndaj Turqisë sepse vetëm në saj të një garancioni të tillë Turqia mund të ndërmarrë një vendim të tillë. Turqia nuk do donte të vinte në këtë pikë që të zgjedhë mes një pale apo tjetrës por e tha hapur se mbështet Ukrainën. Pika e Bosforit dhe ngushticat mbetet të shihet në orët apo ditët në vazhdim.
3. Pas ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë a ka diskutime në Turqi lidhur me rishikimin e politikave të sigurisë, përtej faktit që Turqia është anëtar i NATO-s?
Turqia pjesë e NATOs, çdoherë vitet e fundit tenton të ketë një politikë të brendshme të pavarur. Tenton të ketë një koordinim brenda NATOs dhe në këtë aspekt Turqia si shtet e ka arritur duke anëtarësuar industrinë e mbrojtjes ku 80% e nevojave të sigurisë dhe të tjera i prodhon vetë dhe kjo është një shkallë e lartë për Turqinë. Kjo puna e Ukrainës hap dhe një shkallë tjetër që koordinatat brenda NATOs dhe Turqia luan rolin kyç sepse është e vetmja që mund ti bëjë ballë Rusisë sa i përket kapaciteteve. Është një fuqi e dëshmuar, baraspesha e vetme kundër Rusisë.
4.A i mbështet Ankaraja sanksionet evropiane ndaj Rusisë?
Po sigurisht, ende kjo është pika që s’diskutohet sepse dhe BE s’ka vendosur ende sanksione konkrete. Sepse disa vende të BE dje nuk kanë pranuar për ta nxjerrë Rusinë nga swift. Por dhe NATO s’ka marrë vendim konkret dhe kjo lë një hapësirë të madhe që çdo shtet të shoh interesin individual parësor.
5.Vende të tjera në rajon i druhen një skenari të ngjashëm që mund të ndërmarrë presidenti Erdogan në lidhje me statusin e ishuive të Egjeut. Mendoni se mund të rizgjohet le të themi oreksi i presidentit të Turqisë në kushtet kur Rusia po shkel lehtësisht konventat ndërkombëtare?
Turqia është e qartë në punën e Mesdheut. Është problem i Greqisë që tenton të zgjerojë këtë hapësirën detare dhe kjo është çështje lufte për Turqinë. Këtë hap s’mund ta bëjë Greqia dhe kjo ka efektet e saj dhe në kushtetutën e Turqisë është një çështje lufte nëse Greqia e ndërmerr një hap të tillë. Nëse Greqia merr një hap të tillë do të ketë një kundërpërgjigje të menjëhershme.



