Gazetari nga Brukseli Ekrem Krasniqi në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN TV’ teksa ka komentuar mbi zhvillimet në Kosovë deklaroi se nuk sheh mundësinë për një avancim të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se qëndrimet e Albin Kurtit nuk kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e saj sepse sipas tij Kosova ka të drejtën e saj si shtet sovran të marrë vendime. Ndër të tjera Krasniqi theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të mund të zgjidhë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë kjo për shkak të kërkesave nga të dyja palët.
Janë dy arsye të cilat më detyrojnë të jem i bindur se nuk do të ketë një marrëveshje. E para sepse Kosova sidomos Kurti është kategorikisht kundër asosacionit dhe nga ana tjetër edhe refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk mendoj se janë prishur marrëdhëniet me aleatët sepse Kosova ka të drejtën e saj sepse edhe Kosova ka të drejtën sovrane për të marrë vendime lidhur me pavarësinë apo forcimin si shtet. Kjo nuk besoj se ka të bëjë me qëndrimin e rreptë të Kurtit dhe Osmanit ndaj kërkesave të BE.
Nuk mendoj se rezistenca e dy liderëve të Kosovës është çështje që duhet parë nëse dëmton apo jo me BE. Nuk pres të ndryshojë asgjë nga vizita e Lajçk dhe Escobar, kjo për shkak të qëndrimeve ekstreme të të dyja palëve të Kosovës ndaj kërkesave të Serbisë dhe BE . Nuk besoj se do ketë ndonjë kompromis. Nuk mendoj se kapacitetet për zgjidhjen Kosovë-Serbi qëndrojnë te BE, por te kapacitetet e të dy palëve. Se çfarë përplasjesh mund të ketë në 3 prill s’besoj se dikush mund ta parashikoj. Por në rastin e referendumit Kosova ka vepruar si një shtet sovran dhe kështu duhet të veprojë dhe në 3 prill.



