
Autoriteti kombëtar i ushqimit njofton se janë bllokuar në portin e Durrësit 54 tonë mish pule nga Brazili që nuk dispononte cerifikatat e duhur. Mishi ishte në pronësi të kompanisë Zico SHA, të Trifon Muratajt, ndërkohë që importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili është ndaluar në Shqipëri që prej datës 3 shtator.
