Rezultatet e Censit për minoritetin maqedonas, Sterjovski: Shifrat janë manipuluar. Ambasadori bullgar ka bërë presion (VIDEO)

Rezultatet e Censit për minoritetin maqedonas, Sterjovski: Shifrat janë manipuluar. Ambasadori bullgar ka bërë presion (VIDEO)

Sipas rezultateve të Censit 2023, kemi 2281 minoritarë maqedonas në Shqipëri, pra pothuajse 50% më pak se një dekadë më parë.

Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se rezultati i Censit është manipuluar duke shtuar se minoriteti maqedonas ka qenë nën presion nga ana e Bullgarisë.

Sipas Sterjovskit autoritet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për ta ndaluar këtë situatë duke lejuar ambasadorin bullgar të bënte presion me pasaportat.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Këto shifra janë të manipuluara dhe nuk janë të vërteta.

Kemi shumë fakte dhe i kemi denoncuar dhe gjatë zhvillimit të Censit se në çfarë presioni ka qenë minoriteti maqedonas nga ana e Bullgarisë për t’u deklaruar bullgarë. Autoritet shqiptare nuk morën asnjë masë për deklarim të lirë. Nuk morën asnjë masë, por ndihmuan autoritetet bullgare në manipulimin e Censit.  Janë shifra që shteti shqiptar ia dhuron shtetit bullgar.

Po të marrim faktet historike, dhe në censin e 2011 asnjë banor në territorin shqiptar nuk është deklaruar bullgar.

Në 2017 kur u miratua ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare, kur ai ligj u depozitua në Kuvend u propozua njohja e 8 minoriteteve pa minoritetin bullgar. Pas kërcënimeve publike të Bullgarisë që do të bllokojë Shqipërinë në rrugën e integrimin europian nëse nuk njeh një pakicë joekzistente bullgare, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat dhe shtuan një amendament dhe njohën jashtë kritereve një minoritet inekzistent.

Shqipëria i la dorë të lirë, Bullgarisë, propagandës bullgare, ambasadës bullgare, ekstremistëve bullgarë, tërë këto vite të vijnë të lobojnë në zonat ku jeton komuniteti maqedonas. Një nga fenomenet që ka qenë një biznes fitimprurës në Shqipëri, shitja e pasaportës bullgare duke afruar dhe pasaportën bullgare të cilat janë pasaporta europiane, përfshirë dhe anëtarë të komuniteti maqedonas janë joshur për të aplikuar për pasaportë bullgare për të përdorur privilegjet e BE-së.

Është proces korruptiv, për të marrë para nga shtetit shqiptarë kjo pasaportë u përdor gjatë Censit. Ambasadori bullgar vinte në zonat ku jeton komuniteti maqedonas, merrte në telefon të gjithë aplikantët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy