Koti: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do merren dy vendime të rëndësishme! 10-12 deputetë presin rezultatin final

Koti: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do merren dy vendime të rëndësishme! 10-12 deputetë presin rezultatin final

Deputetja e PD-së, Sorina Koti foli përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv për zhvilliumet e fundit në këtë parti. Koti tha se sot priten dy zhvillime të rëndësishme, një nër të cilat është emri i kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe e dyta qëndrimi që do mbajë PD për zgjedhjen e Presidentit të Ri.

Sot është mbledhja e parë e Këshillit Komëbtar. Në 16: 30 do të ketë mbledhje të Komisionit të  Rithemelimit. Këshilli Kombëtar del me kryetarin e tij të ri, dhe qëndrimin që do mbajnë për zfgjedhjen e presidentit. Këshilli Kombëtar do të marrë dy vendime të rëndësishme.

Koti tha se nuk ishte në dije të mbledhjes së mbajtur sot nga grupi parlamentar.

Personalisht kam qenë e angazhuar në Korçë, për shkak të angazhieve atje. Sot nuk jam njoftuar për mbdhejen e kryesisë të grupit Parlament. Mora vesh që janë marrë dhe vendime por personalisht nuk jam njoftuar. Unë jam pjesë e Kryesisë. Dje nuk kam marrë pjesë pasi kam qenë në Korçë.

Kam bërë një postim në rrjetet sociale ku kam njoftuar mos njoftimin, mbase në ditët në vazhdim do të kemi dhe qëndrimi. Grupi Parlamentar është një dhe jemi munduar për të normalizuar. Është një grup deputetësh që mbajnë qendrin e Bashës dhe Alibeaj. Janë 10-12 deputetë që nuk janë atashuar me asnjë grup se mbase mendojë të shohin rezutatin. Jo të gjithë deputetët vijnë nga strukturët e mbase ndjeshmërinë e kanë më të pakët

I kam provuar dhe të jem pjesë e strukturave dhe si deputete, është një vendim personal që e merr secili sesa e ndjen veten me ata që ka punuar dhe votuiar. Ne i detyrohemi anëtarëve, qytetarëve, militantëve.

Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, Koti tha se duhet të zgjidhet një figurë mbipolitike dhe i pranuar nga qytetarët.

Presidenti duhet të jetë njeri që përbashkon forcat dhe është i pranuar si figurë mbipolitike. Do doja të ishte një njeri që vinte përtej politikës. Të ishte një njeri që të kishte njohur për situatrë politike ekonomike, dhe të gjendet një person që jeton dhe banon Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy