
Dhjetra kamionë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas, ndërsa drejtuesit raportojnë mungesë ushqimi, uji dhe vështirësi për shkak të të ftohtit dhe qëndrimit të zgjatur në kabina. Ndërkohë, fluksi është devijuar drejt pikës së Bllatës, ku janë krijuar radhë të gjata pritjeje.



